Arrestohet në Gjilan e kërkuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare - NACIONALE

Arrestohet në Gjilan e kërkuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Policia në Gjilan ka arrestuar një grua e cila ishte duke u kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

E dyshuara me inicialet F.J ishte e kërkuar e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës zyrtare’’ nga neni 422 i KPRK-së.

“Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.” - thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme