Arrestohet e më pas lirohet burri nga Fushë-Kosova, dyshohej për veprën "keqpërdorim i fëmijëve në pornografi" - NACIONALE

Arrestohet e më pas lirohet burri nga Fushë-Kosova, dyshohej për veprën "keqpërdorim i fëmijëve në pornografi"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar e më pas është liruar një burrë në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se i njëjti kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

KEQPERDORIM I FEMJEVE NE PORMOGRAFI/Fushë Kosovë 06.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, theksohet në raport.

Lajme të ngjashme