U ndal pasi iu prish vetura, çiftit kosovar i vidhen mbi 500 euro në automjet - NACIONALE

U ndal pasi iu prish vetura, çiftit kosovar i vidhen mbi 500 euro në automjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa persona të panjohur u kanë vjedhur një shumë prej 580 eurosh një çifti derisa ishin të ndalur me makinë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren.

Ata kanë raportuar se derisa kishin ndaluar veturën e tyre për shkak të një defekti në këtë rrugë, persona të panjohur kanë arritur që t’i vjedhin qantën në të cilën kishte dokumente dhe kjo shumë e parave.

Tutje, thuhet se personat e panjohur janë larguar nga vendi, ndërkohë rasti vazhdon të hetohet.

VJEDHJE/Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme