Vidhet një sasi e arit në Gjakovë, arrestohet një grua
Një vjedhje e rënd ka ndodhur ditë më parë në Gjakovë.
Një grua ka raportuar në polici se në shtëpinë e saj i është vjedhur një sasi e arit.
Rastin për Nacionale e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, i cili ka thënë se është arrestuar një grua femër si e dyshuar, e cila është dërguar për 48 orë në mbajtje.
“Në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë me datën 2 mars ka ndodh një vjedhje e rëndë, ankuesja ka raportu se në shtëpinë e saj i është marrë një sasi e arit, vlerë relativisht e lartë, rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorin e shtetit si “vjedhje e rëndë”. Lidhur me rastin është arrestua një person i gjinisë femër, e moshës madhore, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elezaj për Nacionale.
