Ferizaj: Arrestohet arkitekti i Komunës dhe fituesi i tenderit, dyshohen se i shkaktuan dëm buxhetit mbi 67 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar arkitektin e Komunës së Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një fitues të një tenderi i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerë 67 mijë e 659 euro.
PK ka bërë të ditur se S.B. me pozitë Arkitekt në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit Komuna e Ferizajt, në rastin konkret i caktuar si Menaxher i një projekti ka keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H.
“Më këto veprime, i dyshuari S.B. duke mos zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë e Menaxherit të Projektit, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, kurse i dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik.” – thuhet në njoftim.
