Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në një market në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vjedhje të rendë.
PK ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur një market në Prishtinë.
“Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se të arrestuarit janë të moshës 20 dhe 18-vjeç.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.” – është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
