Arrestohen dy gra se e rrahën një burrë, njëra nga to dërgohet në mbajtje - NACIONALE

Arrestohen dy gra se e rrahën një burrë, njëra nga to dërgohet në mbajtje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në qytetin e Deçanit.

Dy gra janë arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një burrë. Por vetëm njëra nga to kanë përfunduar në ndalim prej 48 orëve, pasi njëra nga to është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se dhuna në familje është ndër shqetësimet kryesore në Kosovë, meqenëse rastet e ngjashme janë shpeshtuar.

Lajme të ngjashme