Arrestohen 15 persona në Maqedoni për tragjedinë në Koçan, mes tyre edhe ish-zyrtarë shtetërorë
15 persona në mesin e 20 të dyshuarve janë arrestuar në Maqedoni të Veriut pas zjarrit tragjik në një klub nate ku humbën jetë 59 persona ndërsa qindra të tjerë mbetën të plaguar.
Kështu raportoi media “Alsat”, ku në mesin e të arrestuarve, duke cituar Minsitrinë e Brendshme atje, ka edhe ish-përfaqësues institucionesh shtetërore si një ish-sekretar i Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani nga aspekti i të dyshuarit. Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën.
Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që i kemi mbledhur deri më tani. Gjegjësisht, është arrestuar një person i cili është organizator i ngjarjes”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Lajmi në përditësim...