Armët e kapura në Zveçan dhe paralajmërimi i Vuçiqit për “hapat e serbëve drejt lirisë” në Vidovdan: Çfarë po ndodh? - NACIONALE

Armët e kapura në Zveçan dhe paralajmërimi i Vuçiqit për “hapat e serbëve drejt lirisë” në Vidovdan: Çfarë po ndodh?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para një jave doli në konferencë për media ku frazën që e zuri në gojë më së shumti është se “Kurti do luftë me çdo kusht”. Kjo frazë do të jehonte (siç ndodh rëndom) edhe si titull më vete në shumicën e mediave/tabloideve të afërta me qeverinë serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ra borisë së paralajmërimit se më 28 qershor, në festën kombëtare-fetare serbe të Vidovdanit “ku gjithçka shihet më qartë” serbët e Kosovës “do të nisin hapa drejt lirisë së tyre”; kjo, sipas tij, do të ishte “një lëvizje aktive”. Kësaj konference, i kishin paraprirë edhe lajme “me burime” të këtyre mediave (Blic.rs) se serbët kanë ndërmend të vetë-themelojnë, njëanshëm, Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Deri në Vidovdan, Vuçiq shprehej se “do të merren vendime të rëndësishme” ndërsa për serbët e Kosovës e përsëriti se “do të ndërmarrin hapa paqësor drejt lirisë së tyre”. Presidenti i Serbisë këtë konferencë e kishte shoqëruar me mllef e indinjatë ndaj EULEX-it, por edhe ndaj QUINT-it (me përjashtim të Italisë) se po e mbështetnin Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndonëse deklarativisht, shprehej ai, duket e kundërta. Në dritë me këtë, ai shprehej se më Serbia “nuk do të njoftojë askënd për asgjë” përveç obligimeve që ka në kuadër të Rezolutës 12/44.

Le të mendojë kush të dojë se po bëj bluf”, iu bonte toneve ai.

Mbrëmë Policia e Kosovës kapi një sasi të madhe armësh në Zveçan në një veturë me targa të Beogradit, për të cilën autoritetet thonë se ishte në pronësi të një shoqërie aksionare publike serbe “Hekurudhat e Serbisë”. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, u shpreh fillimisht se “u parandalua një sulm terrorist” ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “[Serbia]...agresionin...përveç rrëmbimit të tre policëve... e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste”.

Krejt kjo, me ç’duket rastis me prospektin për një “eskalim” në afrim të festës së serbëve të Vidovdanit. Madje komentues të shumtë e kanë parë këtë lidhje tejet të mundshme.

Avokati kosovar, Besnik Berisha, në një reagim në Facebook madje hodhi disa dyshime se në atë ditë serbët e veriut dhe jo vetëm “po përgatisnin shpalljen e ‘pavarësisë’ dhe këtë do ta kumtonin në festën e Vidovdanit”.

Nga ajo që dihet deri më tani, festa e Vidovdanit mund të mos kalojë pa incidente. Madje, nëse informatat janë të sakta dhe nëse serbët nuk ndërrojnë mendim, ka mundësi të ketë edhe më tutje eskalim. Dyshohet që serbët e veriut dhe jo vetëm, po përgatisnin shpalljen e ‘pavarësisë’ dhe këtë do ta kumtonin në festën e Vidovdanit. Është thjesht dyshim, por institucionet tona e dinë dhe nëse aleatët janë të përkushtuar për de-eskalim, duhet ta ndalojnë këtë veprim”, ka shkruar Besnik Berisha.

Drejtori i Institutit KIPRED, studiuesi Lulzim Peci, aksionin e djeshëm të policisë ku u kap sasi e madhe armësh e sheh si sukses ndërsa e ndërlidh me atë të paralajmërimeve të Vuçiqit. Madje, ai beson edhe se ndonjë skenar i keq i paramenduar nga Beogradi zyrtar “mund të ketë pësuar fiasko”.

Vuçiqi paralajmëronte se diçka mund të ndodh në veri më 28 qershor, por tani ka gjasa të mëdha se kjo dëshirë-cytje e tij të ketë pësuar fiasko! Kjo padyshim ka të bëjë me realizimin e ëndrrës së tij për ndarje të Kosovës. Koncepti i ‘Botes Serbe’ mëton nëse jo sovranitetin e plotë atehere ko-sovranitetin në vendet fqinje të saj ku jeton populli serb”, ka shkruar Peci.

Mes tjerash, Lulzim Peci shprehet se shtensionimi në veri duhet të ndodh sa më parë, pasi nga tensionet është Kosova ajo që humbet më së shumti; ndërsa më për shtati i shkohet Serbisë dhe Rusisë.

Në këtë kohë është dëshmuar që edhe gabimet taktike mund të shkaktojnë pasoja strategjike. Këto duhet t’i shmangim me çdo kusht duke pasur gjithmonë interesin afatgjatë të vendit tonë, dhe jo të përfundojme në izolim dhe shtet të gjymtuar”, shkroi ai.

Ministri i Brendshëm: Kemi të bëjmë me përpjekje terroriste

Tashmë është e qartë se kemi të bëjmë me organizime dhe përpjekje terroriste”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke folur në një konferencë për media nga Kampi Belvedere në lidhje me aksionin e djeshëm ku u kap një veturë me targa të Beogradit me një sasi të madhe armatimi. Këto armë të zëna, Sveçla tha se për synim kishin “sulme terroriste” ndaj vendit.

Mes tjerash, ai tha se ditëve në vijim do të kërkojë nga qeveria kosovare që grupet si Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste “çka do ta bënte luftën ndaj këtyre organizatave më efikase”.

Lajme të ngjashme