"Armë për mosnjohjen e Kosovës", Von Cramon thotë se Vuçiqi u pajtua të takohet me Zelenskyn që t'i bëjë presion
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropina, Viola Von Cramon, ka komentuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, të martën në Greqi.
Von Cramon ka shpërndarë një shkrim të deputetit ukrainas ku kërkohet që Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se Vuçiq ka gjasa që është takuar me Zelenskyn vetëm për të bërë presion për mosnjohjen e Kosovës.
Më tej, Von Cramon beson që Zelensky nuk do të bëjë marrëveshje me Vuçiqin për mosnjohen e Kosovës.
“Saktësisht: ka shumë gjasa që Vuçiqi u pajtua që të takohej me Zelenskyn që kryesisht t'i bëjë presion Ukrainës: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të përfshijë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë edhe në interesin e Ukrainës.” – ka shkruar ajo në Twitter.
Ndërkohë, Vuçiq ka thënë se beson që Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, kësisoj duke mos e njohur pavarësinë.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim.” – ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenesky është deklaruar për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Greqi.
Zelensky ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një takim të hapur, të sinqertë e frytdhënës.
Ai ka thënë se ka qenë një bisedë e mirë “respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve”
“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë @AVucic. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët.” – ka shkruar ai në Tëitter.
Exactly: very likely that @avucic agreed 2meet with @ZelenskyyUa to mainly put pressure on 🇺🇦: weapons for non-recognition of Kosovo.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 22, 2023
I do hope that @ZelenskyyUa understands which political risk might such a deal entail. 🇽🇰 independence & stability are also in 🇺🇦 interest https://t.co/Gxa7AqazGR

