Arifi një ditë pas takimit me ambasadorin Hill: Kurti është non-grata në ShBA, vetëm jozyrtarisht - NACIONALE

Arifi një ditë pas takimit me ambasadorin Hill: Kurti është non-grata në ShBA, vetëm jozyrtarisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti është person i padëshirueshëm, ose “non-grata” në ShBA, por jo zyrtarisht.

Arifi këto deklarata i ka bërë një ditë në një intervistë për Euronews Albania pas takimit me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Unë ia kërkova edhe ambasadorit, për mua, personalisht ka qenë e qartë qysh që një vit që kjo marrëveshje do të realizohet. Kur ka mqenë në takim me presidenten Osmani ia kam trreguar këtë pikëpamje dhe këtë informatë. Presidentja më tha se me neve nuk bëhet Asociacioni, kanë qenë në sfera të tjera.” – ka thënë ai.

Tutje, kreu i Preshevës bëri edhe një deklaratë që po komentohet shumë, duke pretenduar se Kurti është shpallur “non-grata” në ShBA.

"Kurti për mendimin tim në ShBA është vetëm, jo zyrtarisht, një person non-grata…Për këtë, ne kërkojmë në vazhdimësi që së paku t’i kemi ato të drejta dhe atë trajtim nga shteti siçe kanë serbët në Kosovë nga Qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës." - tha ai.

Ndërkohë, Hill në një intervistë për mediumin lokal të Preshëvës, RTV Aldi, gjatë vizitës së djeshme ka thënë se në dialogun e Brukselit nuk parashihet reciprocitetit.

E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme