Deklaratat e forta të ambasadorit Hill në Luginën e Preshevës: Çka tha? - NACIONALE

Deklaratat e forta të ambasadorit Hill në Luginën e Preshevës: Çka tha?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill është ndër më të zëshmit sa i përket normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjatë kësaj jave ka vizituar Luginë e Preshevës. Çka tha Hill dhe me kë u takua?

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, kohëve të fundit shpeshherë është paraqitur në media, ku ka treguar qëndrimin e tij për marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin.

Hill të hënën dhe të martën ka vizituar Luginën e Preshevës ku është takuar me përfaqësuesit e shqiptarëve atje.

Ai u takua me deputetin shqiptar në paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

Tutje, Hill ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, me të cilin ka biseduar për një zonë ekonomike dhe i ka premtuar Arifit se do të flasë me Vuçiqin dhe Brnabiqin për problemet e shqiptarëve në Luginë.

Ambasadori Hill premtoi se për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të diskutojë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.” – ka thënë kryetari i Bujanocit.

Më tej, Hill ka takuar edhe kryetarin e Preshëves, Shqiprim Arifin.

Arifi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “vizita e ambasadorit Hill, u përqendrua në diskutimin për zhvillimet e fundit politike të cilat në mënyrë direkte prekin qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të dialogut, me theks të veçantë Marrëveshjen e Ohrit.

Mesazhet e Hillit

Fillimisht, Hill nga Bujanoci ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” - ka thënë Hill, transmeton portali Bujanovaçke.

Ndërkohë, Hill gjatë një intervistë për mediumin lokal të Preshëvës, RTV Aldi, ka thënë se në dialogun e Brukselit nuk parashihet reciprocitetit.

E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë”.

Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet.” – ka thënë Hill në RTV Aldi.

Ai nuk la pa përmendur edhe themelimin e Asociacionit nga Kosova si element i rëndësishëm.

Tutje, ai tha se “mendoj se Vuçiq dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, si dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Brukselit”.

Krejt në fund mesazhi i tij ndoshta më me rëndësi është kur tha se vizita e tij në Preshevë është e rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve për të cilat dëgjoi në Preshevë dhe në Bujanoc.

"Do të kthehem në Beograd dhe do të mendoj dhe të shoh se çfarë mund të bëj për të qenë i dobishëm."

"Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se cilat janë çështjet dhe mendoj se kam qenë i qartë për këtë.” – ka thënë ai.

Ajo për të cilën duhet të brengosemi është se ky rajon i Serbisë [Lugina e Preshevës], dhe rajonet e tjera në Kosovë [pjesa veriore e Kosovës]… ne besojnë që njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar.” – ka thënë ambasadori Hill.

Lajme të ngjashme