Arifi: Kurti do vetëm votën e “opozitës”, ai prapë do t`i vazhdojë fyerjet ndaj tyre - NACIONALE

Arifi: Kurti do vetëm votën e “opozitës”, ai prapë do t`i vazhdojë fyerjet ndaj tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Avni Arifi ka treguar qëllimet e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, ndaj partive tjera.

Ai ka bërë me dije se Kurti nuk do partneritet me subjektet tjera politike.

Në emisionin “Rubikon”, në Klan Kosova, ai ka thënë se Kurti do vetëm votën e tyre për t`u bërë kryeministër prapë.

“Ai (Kurti) nuk do asgjë prej opozitës, vetëm po do që prapë t’i vazhdojë fyerjet e ofendimet ndaj tyre (opozitës) me format më brutale të mundshme dhe e gjitha çka ai do prej tyre është vetëm t’ia votojë dhe vazhdojë qeverisjen siç ka qenë në pesë vjetët e fundit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme