Arian Tahiri uron Faton Pecin dhe qytetarët e Mitrovicës - NACIONALE

Arian Tahiri uron Faton Pecin dhe qytetarët e Mitrovicës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Mitrovicës, Aian Tahiri, ka uruar kundërkandidatn e tij, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi ky i fundit e ka mposhtur në garën e balotazhit të zhvilluar më 9 nëntor.

“Unë e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për çka dua të shpreh mirënjohjen dhe ta vlerësoj në kuptimin më pozitiv të mundshëm. Nuk kam pasur komunikim [me Faton Pecin], por e uroj atë dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, tha ai gjatë një lidhje telefonike në Debat Plus të televizionit Dukagjini.
Sipas rezultatit të KQZ-së, Faton Peci ka 17 mijë e 542 vota, ndërsa Arian Tahiri 15 mijë e 228

Lajme të ngjashme