ARBK shfuqizon vendimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova - NACIONALE

ARBK shfuqizon vendimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi Klan Kosova raporton se sot Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka shfuqizuar vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ndaj Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K.

Sipas raportimi, ky vendim është marrë pasi përfaqësuesit i Klan Kosova ka dorëzuar kërkesën për plotësimin e dokumentacionit.

Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu „kanë ndryshuar rrethanat faktike“, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.” – raporton Klan Kosova.

Më tej, Klan Kosova ka bërë të ditur se ka njoftuar edhe KPM-në për vendimin e ri të ARBK-së.

Kujtojmë se ditë më parë ARBK-ja kishte pezulluar certifikatën e Klan Kosova.

Ky vendim kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme në mbrojtje të mediumit dhe në kundërshtim të qeverisë për tendencën për mbylljen e një mediumi.

Lajme të ngjashme