"Arben Vitia - hero": Pjesët më të sikletshme të intervistës së djeshme të gazetarit përballë Kurtit - NACIONALE

"Arben Vitia - hero": Pjesët më të sikletshme të intervistës së djeshme të gazetarit përballë Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë, Albin Kurti e nisi ‘turin’ e tij nëpër mediumet që i kishte shpërfillur për dy vjet te gazetari Ermal Panduri në RTV Dukagjin. Më poshtë keni disa prej momenteve më të sikletshme që ndodhen mbrëmë.

Sikleti s’mungon asnjëherë kur një politikan shumë i pushtetshëm tregohet arrogant ndaj një gazetari që ka pasiguri për veten dhe informacionet që posedon. Natyrisht, ky siklet ishte tepër i madh dje.

Albin Kurti – që ka pushtetin më të madh ndonjëherë në historinë moderne të Kosovës – u tregua i tillë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe kjo pati pasojat e tij.

Cilat ishin ato?

Arben Vitia, hero

Ndoshta për t’i hyrë në qejf kryeministrit Kurti, ai e shpalli “hero” ministrin e tij të shëndetësisë, Arben Vitinë.

“E keni hekë heroin e pandemisë...” – u shpreh seriozisht z. Panduri në fjalën e tij, duke nënkuptuar largimin e Arben Vitisë nga Ministria e Shëndetësisë për të garuar për kryetar të Prishtinës. Kujtojmë se muaji gusht i vitit 2020 – derisa Arben Vitia ishte ministër – kishte qenë i kobshëm për Kosovën shkaku i pandemisë me shifra të vdekjeve që kishin tmerruar qytetarët.

Kurti nuk miratoi etiketën e bërë nga Panduri, por thjesht vazhdoi me të veten.

Më ka marrë malli

““Kryeministër, a t’ka marrë malli për Albinin? Se dorën në zemër mu po?!” – i tha Panduri Kurtit, pas një videoje ku evidentoheshin qëndrimet e shkelura prej tij.

Harrojeni mallin e Pandurit për Kurtin e vitit 2010. Videoja – merreni me mend – paraqiste qëndrime të para 13 viteve për të cilat kryeministri veçse kishte shprehur komentet e tij vazhdimisht. Dhe, veç kësaj, a s’mund të paraqiteshin qëndrime tjera të shkelura të para disa javëve apo muajve?

Sulm ndaj kundërshtarëve politikë

Panduri përmendi Adem Grabovcin në një kontekst jashtëzakonisht negativ, për të cilin ndoshta s’i erdhi mirë as Kurtit.

Por, ai shkoi më tej duke konfirmuar pozicionin e tij para kryeministrit të Kosovës.

“Thojshin liberalizimi i vizave n’2010-n,” – ishte përqeshja e gazetares Panduri.

Shfajësime, shfajësime, shfajësime

Për shkak të qasjes arrogante të Kurtit, Panduri ndjeu detyrimin e vazhdueshëm që të shfajësohej për pyetjet që bënte... e fatkeqësisht edhe për ekzistencën e tij.

Lexojini këmbimin e mëposhtëm të fjalëve:

“Unë nuk jom me propozu. Unë me bo pytje...” – i tha Panduri pasi Kurti po kontestonte pyetjet e bëra prej tij.

“Kur kom propozim, kandidoj edhe lypi votë. Në fakt, as mendja nuk m’shkon... Është gjëja më e paktë që do të doja në jetën time...” – vazhdoi tutje gazetari.

Ndërkohë, lexojeni edhe shfajësimin e çrregullt në vijim pasi Kurti u tall me përzgjedhjen e një videoje nga viti 2010:

“Jo, jo une, e kom gjetë... ëë, sepse, ëëë, zotëri Kurti, por normalisht edhe... këtu do t’jem edhe këtu do jemi për të shpjeguar...” - u shpreh ai.

Pasi Panduri lëshoi frymën, nisi shpjegimin në pyetjen “Ç’është ky obsesion (me qëndrimet e ndryshuara)?”

Obsesioni është për shkak të kërkesës për votë në raport me atë çfarë ju...” Pse duhej pranuar që ky është obsesion? Nuk është obsesion, është kërkesë e arsyeshme. Kryeministri Kurti ka ndryshuar dhjetëra qëndrime të rëndësishme në rrugëtimin e tij të deritashëm politik, dhe llogaridhënia për këtë gjë është e domsodshme për demokracinë.

Pjesa në vijim ndërkohë është edhe më e sikletshme, jo vetëm për shkak të gabimit të datës nga Panduri por edhe të mungesës së poentës se ku donte të dilte:

“Asnjë pikë nuk ia heq asaj që thatë që Serbia nuk e ka nënshkruar pra, aty ishte edhe argumenti im. Pra, në rast se thashë që në bazë të burimeve që disponon Radiotelevizioni Dukagjini, që ai më datën 27 mars ka thënë që bireni aneksin dhe e nënshkruaj,”

“27 shkurt,” – ia tërheq vërejtjen Kurti.

“27 mars, më falni, 27 mars... në kohën e Brukselit,” – i thotë Panduri.

“27 shkurt është,” – gati sa s’i bërtet Kurti.

Më 27 shkurt...” - e pranon më pas gazetari.

Lajme të ngjashme