Anulohet tenderi i Ministrisë së Arsimit për ekspertët që t’i monitorojnë kritikat nga mediat
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e ka anuluar tenderin i cili u kritikua shumë.
Kjo ndërlidhur me punësimin e disa ekspertëve që do t’i monitoronin raportimet dhe kritikat e mediave ndaj MASHT-it.
Vendim për anulimin e tenderit është bërë në faqen zyrtare të Prokurimit.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata INPO.
“𝐏𝐚𝐬 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐍𝐏𝐎-𝐬, 𝐌𝐀𝐒𝐡𝐓𝐈 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐚𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞, 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 Të premten e kaluar INPO ka reaguar kundër inicimit të kundërligjshëm të një tenderi për kontraktimin e shërbimeve të veçanta dhe ka kërkuar që ky tender të anulohet. INPO mirëpret veprimet e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurimin e integritetit të proceseve të prokurimit dhe menaxhimit të parasë publike. INPO mbetet e përkushtuar në promovimin e sundimit të ligjit dhe prokurimit të drejtë dhe trasparent në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ministria që drejtohet nga Arbërie Nagavci kishte kërkuar falje për përdorimin e shprehjeve jo të duhura në shpalljen e këtij tenderi.