Ankohet Petkoviq për mosformimin e Asociacionit: Kosova s’po sanksionohet
Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë në dialogun me Republikën e Kosovës në Bruksel, është ankuar për mosthemelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Kosova katër mijë ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin.
“Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim”, deklaroi Petkoviq.
Tutje, ai ka vlerësuar se Kosova nuk po sanksionohet për “sabotimin e procesit të normalizimit”.
“Për sabotimin e procesit të normalizimit, Prishtina jo vetëm që nuk u sanksionua në mënyrë adekuate, por u shpërblye me hapjen e perspektivave për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”, tha ai.