Anëtarësimi në KiE, Bajrami: Sot vihet në provë neni 4 i marrëveshjes së BE-së - NACIONALE

Anëtarësimi në KiE, Bajrami: Sot vihet në provë neni 4 i marrëveshjes së BE-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë se sot në Paris do të vendoset në provë neni katër i marrëveshjes bazike mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai me këtë i është referuar shqyrtimit, rrjedhimisht, miratimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: "Prova e pudingut është në të ngrënit".” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, sipas këtij neni, “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovs në organizata ndërkombëtare”.

Ndryshe, të mërkurën në orën 14:30 pritet të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës.

Raportuesja për Kosovën, Dora Bakojanis do ta prezantojë raportin për aplikimin e Kosovës, siç thuhet në pikën dy:

“Opinion statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore.”

Lajme të ngjashme