Anatomia e fotografisë: VV-ja kënaqet muhabet me Abelardin e PDK-së – çka na thotë kjo pamje?
Sot është mbajtur, ndonëse krejt shkurtimisht, seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej një rezolutë e propozuar nga AAK-ja dhe e ndihmuar nga PDK-ja e LDK-ja rrhet qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, ajo dështoi për shkak të mungesës së deputetëve në seancë, përkundër që deputetët e paktë të pranishëm pritën për 40 minuta ardhjen e kolegëve të tyre.
Përtej dështimit të seancën, në Kuvendin e Kosovës sot u panë disa pamje simptomatike. Këto pamje janë të pazakonta, rrjedhimisht të jashtëzakonshme – do të mund të shkruante Kurti në një përpjekje për të shpjeguar pamjet që do t’i përshkruajmë pak më poshtë.
Në këtë seancë të shkurtër është parë një qetësi në mes të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ata nuk janë përplasur me njëri-tjetrin, përkundrazi. Në ajër mund të vërehej një nisje e dashurisë politike. Darka e Kurtit me Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së, duket të mos ketë qenë “darka e gabuar”.
Sot gjatë seancës, dy ministra dhe dy deputetë të VV-së u panë në një muhabet të ngrohtë me Abelard Tahirin, shef i grupit parlamentar të PDK-së. Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, të dy ministra në Qeverinë Kurti, u përshëndetën me Tahirin, me të cilin herë pas herë kanë pasur akuza e kundërakuza të rrepta.
Përveç dy ministrave, prezentë në këto “muhabet kuvendor” ishin edhe dy deputetë të VV-së. Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, u përfshinë në llafin grupor me Abelardin e PDK-së.
Kjo foto na tregon përafrimin politik të VV-së me PDK-në, një temë e përfolur shumë gjatë ditëve të fundit, si pasojë e takimit mes Kurtit dhe Krasniqit, ku prezent ishte edhe Tahiri e Kusari-Lila. Pra nga një pamje kozmike, fotoja është testament vizual i afrimit në mes VV-së dhe PDK-së. Gjakrat janë relaksuar, ashtu siç ka rënë edhe intesiteti i kritikave mes këtyre dy partive.

Përveç kësaj pamje, ishte edhe një pamje më në qoshe të kësaj ngjarjeje të madhe. Gjatë kohës sa katër eksponentë të VV-së kënaqeshin muhabet me Tahirin e PDK-së, Hisen Berisha, deputet i PDK-së, fliste gjerë e gjatë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Nuk dihet nëse Tahiri vazhdon të jetë “deputeti me shurdhuese” për VV-në, përfshirë Kurtin dhe ministren Haxhiu. Megjithatë, Tahiri e ritheksoi nevojën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
“Duhet t’i hapet rruga zgjedhjeve qoftë me 30 qershor, qoftë më 7 korrik. Dita e enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, ose më 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë dakordim për shpërndarjen e Kuvendit, e hupim mundësinë për zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik. Rezultatet e krejt këtij procesi, do t’ua komunikojë ditët në vijim kryetari i PDK-së. Nuk kemi heq dorë, po punojmë” –ka deklaruar .
Ndërsa Kusari-Lila u pajtua se Kuvendi mund të shkarkohet vetëm me vullnetin e grupeve parlamentare.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deptuetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë… Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit” – tha ajo.