Analizë e Robert Lansing Institute: "Kush i beson një vendi që s'mund të zgjedh presidentin e vet?"
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pa efekt dekretin e Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas aktgjykimit, deputetët kanë edhe pak më shumë se një muaj për të zgjedhur presidentin e ri.
Analiza e Robert Lansing Institute e cilëson këtë moment si përcaktues për trajektoren demokratike të vendit, duke paralajmëruar një cikël të mundshëm krizë–zgjedhje–krizë.
Mungesa e presidentit konsiderohet rreziku më urgjent, pasi cenon legjitimitetin institucional dhe bllokon emërimet kyçe shtetërore.
Instituti thekson se boshllëqet në funksionim, veçanërisht në sektorin e sigurisë, krijojnë hapësirë për ndërhyrje të jashtme.
Narrativat që e paraqesin Kosovën si jofunksionale rrezikojnë të dëmtojnë besimin publik dhe kredibilitetin ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, shtrohet dilema strategjike në këtë analizë: "sa i besueshëm është një shtet që nuk garanton zgjedhjen e presidentit të vet?"