Analiza e Muratit: Zhvillimet në veri janë pjesë e një loje politike të Kurtit dhe Vuçiqit - NACIONALE

Analiza e Muratit: Zhvillimet në veri janë pjesë e një loje politike të Kurtit dhe Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Murati, kryetar Lëvizjes për Bashkim, ka komentuar zvhillimet e fundit politike, me theks të veçantë tensionet e shtuara në veri të Kosovës.

Murati, që është edhe veteran i UÇK-së, ka theksuar se e gjithë situate e tecnsionuar në veri është pjesë e lojës politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ju e patë që Gabriel Escobar dje tha në mënyrë shumë alarmante se kjo situatë e rrezikon sigurinë rajonale – ishte një deklaratë e fortë që në esencë tregon edhe pse ndërhyri KFOR-i në ditën kritike.” - vlerësoi Murati, transmeton Klan Kosova.

“Në thelb, krejt kjo që po ndodh përfshirë edhe kidnapimin e policëve tanë dhe të gjitha zhvillimet në veri në të vërtetë janë pjesë e një loje politike mes Kosovës dhe Serbisë apo mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq – në një mënyrë ose tjetër për ta dështuar marrëveshjen.” - shtoi ai.

Lajme të ngjashme