Analisti serb i politikave të jashtme të BE-së: Kurti në rrugë të mirë për t'u bërë aleat në regjimin e Vuçiqit
Vazhdon edhe më tutje të komentohet diskutimi i sotëm në Bruksel që nuk prodhoi asnjë marrëveshje.
I fundit që shkroi rreth kësaj çështje ishte edhe analisti serb i politikave të jashtme të BE-së, Srdjan Cvijic.
Cvijic, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugë të mirë për t'u bërë aleati më i madh i regjimit të Vuçiqit në Serbi.
Ai gjithashtu shtoi se pa asnjë meritë, Vuçiqi po paraqitet si palë konstruktive në dialog.
"Albin Kurti është në rrugë të mirë për t'u bërë aleati më i madh i regjimit të Vuçiqit në Serbi. Pa ndonjë përpjekje apo meritë, Vuçiqi po duket si palë konstruktive në dialogun Kosovë - Serbi", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
Albin Kurti is on a good path of becoming the biggest ally of Vučić’s regime in Serbia. Without any effort nor merit Vučić seems a constructive party in the Kosovo-Serbia dialogue.
— Srdjan Cvijic (@srdjancvijic) November 21, 2022
