Analisti Raci: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga provokimet
Analisti Gazmir Raci, pas deklaratave nga Beogradi për reciprocitetin, ka thënë se është mirë që palët t’i përmbahen gjuhës së provokimit.
Sipas tij në kuadër të dialogut ka pasur momente edhe më të vështira.
“Të dyja palët duhet me u përmbajtë nga provokimet e mundshme, duhet me i dhanë shanc bisedimeve dhe dialogut. Në kuadër të dialogut ka pasur momente edhe më të vështira, por që me ndërhyrjen evropiane dhe amerikane janë tejkalu. Andaj është mirë që palet t’i përmbahen gjuhës së provokimit”, tha Raci.