Analisti kosovar: Ky draft-statut tregon që njohja nuk është as në plan
Vazhdojnë reagimet e shumta në lidhje me draft-statusin e asociacionit.
Tashmë ka reaguar edhe analisti Afrim Haliti, i cili ka thënë se marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë sipas rrjedhës në fakt po del të rezultojë ngadale në marrëveshje që nuk ka fare qendër.
Tutje ai ka thënë derisa Kosova të rrugëtojë nëpër këto procedura pa rezultate të garantuara, Serbia veç se do të rrugëtojë nëpër procedurat e garantuara drejtë BE-së.
Ky është statusi i tij.
Marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë sipas rrjedhës në fakt po del të rezultojë ngadale në marrëveshje që nuk ka fare qendër.
Koncesioni që pala kosovare pritet të fitojë nga kjo marrëveshje po na formulohet si kinse anëtarësim në OKB, por ky nuk është fare i qëndrueshëm për shkak se nuk ka asnjë mekanizëm që përveç aplikimit garanton edhe rezultat pozitiv. Aq më tepër kur kjo procedurë ka gjasa që pastaj të bëhet subjekt i pazarëve në mes të anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit në veçanti Rusisë dhe Kinës. Derisa Kosova të rrugëtojë nëpër këto procedura pa rezultate të garantuara, Serbia veç se do të rrugëtojë nëpër procedurat e garantuara drejtë BE-së.
Për të parandaluar situata të tilla do të duhej të kishim pasur shkathtësi negociuse të cilat i kishim stopuar qysh para shumë vitesh duke minuar secilen përpjekje për bashkrëndim më të gjërë në mes të faktorit të brendshëm politik si dhe të njejtit me aleatët tonë ndërkombëtar.
Tash si pikënisje të re kemi pikën e vjetër të Zajednicës me modifikime kozmetike gjuhësore por me bërthamë të njejtë. E “bukura” është që ajo prezantohet në një numër faqesh që për shumicën e opinionit publik mund të duket voluminoze, tutje e panevojshme që të lexohet e analizohet deri në fund.
Se si do të tentohet që kjo t’i shitet opinionit publik mbetet ndoshta edhe shkathtësia e vetme e kësaj qeverie, përndryshe deri atëherë vazhdon të (mos)punojë në mënyrë krejt opake në shpërfillje të plotë për pasojat ose të mirat që do ua lëmë brezave të ardhshëm.