Analisti Gogiq: Kurti mbron shqiptarët në baza etnike, por refuzon Asociacionin në baza etnike - NACIONALE

Analisti Gogiq: Kurti mbron shqiptarët në baza etnike, por refuzon Asociacionin në baza etnike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti serb nga Kosova, Ogonjen Gogiq, e ka quajtur hipokrite qasjen e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklarimet e tij se Asociacioni nuk duhet të ketë qasje mono-etnike.

Sipas tij, këto deklarata të Kurtit janë “cinike, kontradiktore dhe jobindëse,”

Ai për Kosovo-Online u shpreh se platforma politike e Kurtit bazohet në ekskluzivitetin etnik, prandaj Kurti mbron “të drejtat etnike të shqiptarëve”.

“Qëndrimi i Kurtit për këtë çështje është shumë selektiv, dhe për këtë çështje tingëllon cinik kur thotë se Kosova është multietnike dhe pastaj vetë shprehet se 90 për qind e popullit i përket etnisë shqiptare. Kurti nuk mund të pretendojë të drejta në baza etnike dhe pastaj t’u thotë serbëve se nuk u jep të drejta në baza etnike,” – vazhdoi z. Gogiq në fjalën e tij.

Më tej, analisti argumentoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe tregonte edhe përmes emrit se ato komuna nuk ishin të populluara vetëm nga banorët etnikë serbë.

Lajme të ngjashme