Ambasadori Rohde shpërndan deklarimin e kryediplomates gjermane: Qartë si kristali
Gjermania ka qenë më e zëshmja sa u përket zhvillimet të fundit në veri, në veçanti pas sulmeve ndaj EULEX-it dhe vendosjes së postblloqeve.
Fillimisht, ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" kritikoi Serbinë, duke thënë se po tenton të shtojë tensionet, përkundrazi Kosovës, e cila me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, i uli.
Këtë deklarim të kryediplomates e shpërndau fillimisht shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kurse tash në fund edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.
Rohde përmes rrjetit identik tha se fjalët e Baerbock janë të qartë si kristale, duke denoncuar sulmet dhe duke pohuar se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo dhune.
“Fjalë të qarta kristal nga @ABaerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Miroslav Lajcak është e vetmja rrugë përpara”.
Crystal clear words from @ABaerbock + equally clear condemnation by EU, US, UK: We show zero tolerance for any violence and escalation. The EU-facilitated Dialogue led by @MiroslavLajcak is the only way forward. https://t.co/aM7SBBcNwf
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022
