Ambasadori Orav i ofron Qeverisë ndihmën e BE-së: Dënoj incidentin në Zubin Potok, ngjarja të hetohet - NACIONALE

Ambasadori Orav i ofron Qeverisë ndihmën e BE-së: Dënoj incidentin në Zubin Potok, ngjarja të hetohet

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër Lepencit.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se u ka ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës.

Në fund, ai ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok dhe që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme