Ambasadori italian: Është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure - NACIONALE

Ambasadori italian: Është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello de Riu, ka thënë se kjo është një marrëveshje e mirë.

Ai në një prononcim për Kosovapress, ka thënë se është vetëm një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure.

Kjo është marrëveshja më e mirë që mund të kishim në këtë fazë. Megjithatë tashmë është një njohje de-facto e sovranitetit ndërkombëtar të këtij vendi tashmë globalisht, e jo vetëm nga miqtë… Është vetëm një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt njohjes de-jure, që do të ndodhë në një moment të ardhshëm. Por është evidente se sapo Kosova do të mund të aplikojë në organizata të ndryshme ndërkombëtare për 5 vjet, 7 vjet, 10 vjet, nuk e di se kur, por tashmë do të jetë sovraniteti i këtij vendi dhe statusi i këtij vendi që do të njihet globalisht, kështu që do të jetë vetëm një hap formal”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se nëse do të gjejë zbatim kjo marrëveshje, para së gjithash do të jetë efektive në aspektin ekonomik.

Për Kosovën, tashmë e kemi theksuar disa herë, se në radhë të parë, nëse do të ketë këtë marrëveshje, kjo marrëveshje bazë me aneks zbatues, ku do të jenë dakord të dyja palët, para së gjithash do të jetë efektive në aspektin ekonomik. Sepse më në fund kjo zonë do të zhbllokohet në mënyrë progresive nga kufizimet e shumta që pengojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ne të gjithë e dimë se e ardhmja e kësaj zone, nuk është vetëm problem i Kosovës dhe Serbisë por edhe i rajoneve të tjera të Ballkanit Perëndimor, pra është ekonomia. Ne duhet të gjejmë një mënyrë, të ndërtojmë ura për ndërtimin e ekonomisë, dua të them, të një ekonomie të shëndoshë që mban popullsinë e të gjitha zonave brenda vendit të tyre, duke shmangur “ikjen e trurit” që fatkeqësisht ndikon në mënyrë të veçantë të gjitha vendet, përfshirë Kosovën”, ka thwnw ai ndwr tw tjera.

Lajme të ngjashme