Takimi në Ohër, Shala: Palët po e barrikadojnë vetveten - NACIONALE

Takimi në Ohër, Shala: Palët po e barrikadojnë vetveten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për takimin që pritet të mbahet sot në Ohër në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në edicionin special të RTV Dukagjinit, ka thënë se të dyja palët janë duke e barrikaduar vetveten, pasi, sipas tij ky takim është më shumë takim që palët do të paraqesin kërkesat e tyre.

“Më shumë këtë takim e shoh si hapësirë ku palët do të paraqesin kërkesat e tyre, ku tanimë pala kosovare ka kërkuar që pjesë e këtij aneksi të jetë dhe elementi i të pagjeturve. Palët janë duke barrikaduar vetveten, janë të fortifikuara ne qëndrimet e tyre sa i përket marrjes së hapit të mëtutjeshëm”, ka thënë tutje eksperti i sigurisë, Shala.

Tutje, Shala ka thënë se pala serbe është duke insistuar që nuk do të negociohet tutje mbi planin franko-gjerman.

“Pala serbe po insiston në vazhdimësi që nuk do të negociohet tutje mbi planin franko-gjerman nëqoftëse nuk kanë ndonjë nismë sa i përket zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shtuar Shala.

Lajme të ngjashme