Ambasadori i preferuar i Kurtit ka ble e ka shitë rrymë me 0.8 për qind profit. Ku kanë shku ato pare?
250 milionë euro ka ble dhe ka shitë rrymë ambasadori i preferumë i Albin Kurtit, Martin Berishaj – 250 MILIONË EURO!
Për këtë lloj sekserizmi, për këtë lloj tuxharllaku, Martini, ose kushdo që qëndron prapa Martinit, është pagu me 0.8 për qind në shitje, në transaksion.
Kur t’u ka ndalë ty rryma, që kanë ble për me ta pru ty rrymën, Martinit i ka pikë në xhirollogari 0.8 për qind e shumës.
Qiky 250 milionëshi, nëse e përkthejmë në transaksion për Martinin, ka kushtu 2 milionë e më shumë euro.
Nuk po e them unë – këtë e ka thënë në media të Sllovenisë kryetari i Bordit të GEN-I-it të Sllovenisë, Max Helbl.
Martini, të cilin ky pushtet e ruan si sytë e ballit tash e 6 vjet, biznesin e ka bërë me serbin Borisllav Antoviq, i cili ka qenë këshilltar financiar i GEN Beogradit.
Pra, jo GEN Sllovenisë, i GEN Beogradit, Borisllav Antoviq. Martini, dy kompanitë e veta, ku i kanë shku paret për ndërmjetësim, besoni ose jo, i ka themelu një muaj para se Vetëvendosja me i fitu zgjedhjet, në tetor të vitit 2019.
Në nëntor të vitit 2019, Vetëvendosja i ka fitu zgjedhjet. Prokuroria e Sllovenisë, para pak kohëve, pasi që e ka hetuar këtë rast, ka konstatu që këtu ka krim.
Borisllav Antoviq, i cili ka qenë këshilltar financiar i GEN Beogradit, thotë Prokuroria e Sllovenisë, është shtetas dhe thotë: ne kot e hetojmë, sepse marrëveshje nuk ka Sllovenia me Serbinë për ekstradim.
Prandaj, Prokuroria e Sllovenisë rastin ia ka bartë Prokurorisë së Serbisë. Rastin e krimit ekonomik të Martin Berishajt, qeverisë së Kosovës, aktualisht e ka në dorë Prokuroria e Serbisë. Rastin e Borisllav Antoviqit. Pra, krejt rajoni e di, ka fakte, që këtu ka krim. Ka krim të rëndë ekonomik.
Këtë e pranojnë të gjithë. Mirëpo, mjaft ironike, gati e pabesueshme, rasti është mbyllë në Prokurorinë e Serbisë, të cilët me gjasë nuk e kanë bërë më asnjë hap.
Pagesat e fundit me kesh, qysh e thonë edhe mediat sllovene: “Berisha tërhoqi pothuajse të gjithë paratë – plot 1.8 milionë euro – në dorë sapo ato vinin.”
Qysh e thotë edhe një raport i Krimeve Ekonomike të Kosovës, Martini i ka bërë diku në vitin 2022, rreth atij viti; këtu nuk ka dilema që Martini i ka marrë 1.8 milionë euro kesh. Këtë e thotë edhe media shtetërore e Sllovenisë.
Pyetja ime është, dilema ime është: kur është tërheqë Martini prej biznesit, kush ka vazhdu me marrë përqindje? Sepse tash ne këtë po e dimë, këtu paska përqindje. Qenka një tarifë 0.8 për qind në shitje. Kush e ka vazhdu këtë rrugë?
Pyetja tjetër është: Kosova i ka ble, vetëm blerje, në këto katër-pesë vitet e fundit, në gjashtë vitet e fundit, i ka një miliardë, sepse në katër vitet e fundit i ka 750 milionë. Duhesh me qenë tepër naiv mos me shtru një pyetje: A është qikjo arsyeja, a është tuxharllaku, sekserizmi, arsyeja pse Kosova nën Albin Kurtin nuk e ka ndërtu asnjë burim të ri energjetik?
Zero është rrit, ka rënie.
Pra, kanë vendos për shkak të këtyre pagesave që publiku nuk i sheh – se në tela të rrymës nuk shkruan përqindja e Martinit – a ka qenë qikjo forma ma e sofistikume, por njëkohësisht me bë biznes me terrin dhe dritën. Me energjinë elektrike, me GEN Beogradin, me marrë përqindje që ti mos me pa. Shumica e këtyre materialeve janë transmetu në televizionin publik slloven.