Ambasadori i Gjermanisë për vrasjen e policit në veri: Autorët e këtij sulmi vrasës duhet të dalin para drejtësisë - NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë për vrasjen e policit në veri: Autorët e këtij sulmi vrasës duhet të dalin para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka reaguar pas vrasjes së policit dhe plagosjen e një tjetri në veri të vendit.

Rohde ka thënë se është pajtuar me deklaratën e ambasadorit amerikan dhe ka thënë se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë.

Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegëve të mi amerikanë. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të KOS-it duhet të dalin para drejtësisë.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Tutje, ai ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

Ambasadori gjerman ka shprehur ngushëllime për famlijen e policit të vrarë.

Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së.” – ka shkruar Rohde.

Shkrimi i tij:

Lajme të ngjashme