Ambasadori Hovenier: Vizioni i presidentit Clinton shihet edhe sot në Kosovë - NACIONALE

Ambasadori Hovenier: Vizioni i presidentit Clinton shihet edhe sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shënuar Ditën e Presidentit duke e nderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Sipas Hovenier, Clinton ishte shumë mirënjohës që ishte pjesë e asaj që “Kosova kishte një shans për të ndërtuar një të ardhëm më të mirë”.

“I nderuar që së bashku me Vjosa Osmani ishim në nderimin e Presidentit Bill Clinton te statuja e tij në Ditën e Presidentëve të SHBA-së! Presidenti Clinton ishte thellësisht mirënjohës për pjesën e tij në sigurimin që Kosova “kishte një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mire”, - ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hoevenier tha se sot “vizionin të presidentit Clinton ne e shohim në veprim”.

Lajme të ngjashme