Ambasadori gjerman për zhvillimet në KE: Zbatimi i Ohrit, përfshirë Asociacionin, vendimtar për të ecur përpara
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas kalimit të fazës së parë të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në shkrimin e tij në Tëitter, z. Rohde i ka uruar qytetarët e Kosovës, duke konsideruar se një gjë e tillë
“Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KE-së për ta përcjellë aplikacionin Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap.” – shkroi ai.
After last week‘s decision on visa, today‘s #CoE vote to forward 🇽🇰‘s application to the Parliamentary Assembly brings the country again closer to the European family. 🇩🇪 lent full support on this step. 1/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 24, 2023
Në pjesën tjetër të shkrimit të tij, z. Rohde shkroi se zbatimi i Ohrit, përfshirë Asociacionin, është vendimtar për të ecur për para.
“Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara!” – shkroi ai.
