Ambasadori gjerman i qartë rreth marrëveshjes evropiane: Do të ketë pasoja për palët jokonstruktive - NACIONALE

Ambasadori gjerman i qartë rreth marrëveshjes evropiane: Do të ketë pasoja për palët jokonstruktive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një intervistë të gjatë për RTK-në, ku ka folur për shumë çështje, e më specifikisht për planin franko-gjerman, siç dikur njihej gjerësisht plani evropian.

I pyetur nëse do të ketë pasoja nëse plani evropian nuk zbatohet, të cilin kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante, z. Rohde është përgjigjur se “natyrisht se do të ketë pasoja”.

“Natyrisht do të ketë konsekuenca për palën që nuk tregohet konstruktive. Mirëpo, ne nuk kemi arsye të dyshojmë në seriozitetin e palëve, që të hënën në Bruksel u zotuan se e pranojnë këtë plan. Prandaj, presim që të dëshmohet vullnet politik për të hyrë në detaje të zbatimit të tij, sepse ne duam që më në fund të kemi një dinamikë pozitive dhe jo një dinamikë të tillë që e pamë një vit e gjysmë e këtej, duke rrëshqitur nga një krizë në tjetrën.” – theksoi ai për RTK-Radio.

Lajme të ngjashme