Ambasadori gjerman godet Listën Serbe: Pyes veten nëse do ta ndalin heshtjen për sulmin vrastar ndaj Policisë - NACIONALE

Ambasadori gjerman godet Listën Serbe: Pyes veten nëse do ta ndalin heshtjen për sulmin vrastar ndaj Policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar ashpër lidhur me faktin që Lista Serbe nuk e ka dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Rohde ka thënë se e ka pyetur veten nëse Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të bashkohet në qëndrimin e të gjithëve për sulmin ndaj Policisë.

“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishtën Ortodokse Serbe është tronditur dhe dënon ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen e saj dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

Lajme të ngjashme