Ambasadori gjerman e francez në RTK: Shpresojmë që Qeveria Kurti t’i dëgjojë miqtë - NACIONALE

Ambasadori gjerman e francez në RTK: Shpresojmë që Qeveria Kurti t’i dëgjojë miqtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë dhënë së bashku një intervistë për RTK, ku kanë folur rreth zhvillimeve të fundit në veri.

Ambasadori gjerman theksoi se Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë miqtë e saj.

“Shpresojmë që Qeveria e Kosovës i dëgjon miqtë e mirë dhe nuk po flas vetëm për vendet tona që ne përfaqësojmë këtu. Liderët tanë kanë shkruar shkresa duke i kërkuar Kosovës të na dëgjojë e nuk është mirë të ecët vetëm”, tha ai.

“Kur bëhen kërkesa e nuk dëgjohen, normalisht që kjo nuk i ngroh marrëdhëniet. Ajo që na duhet është një lloj burrështetasi e jo luftë deri në fund.” – shtoi ai.

Të njëjtën kërkesë e shfaqi edhe ambasadori francez, duke thënë se ata e shohin Kosovën në BE, megjithatë duhet dëgjim i ndërjsellë.

“Vendi im, Franca, pastaj Gjermania, e shohim gjithsesi vendin e Kosovës në BE dhe për këtë kërkohet dëgjim i ndërsjellë dhe kompromise.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme