Ambasadori gjerman: Dëme shqetësuese për përspektivën ekonomike të Kosovës, të deeskalohet situata - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Dëme shqetësuese për përspektivën ekonomike të Kosovës, të deeskalohet situata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij për dëmin që mund ta përsojë përspektiva ekonomike e Kosovës si pasojë e tensioneve në veri.

Ai ka shpërndarë reagimin e Odës Ekonomike Gjemrano-Kosovare, e cila deklaroi se kompani e investitorë potencialë kanë rritur ankesat dhe shqetësimet e tyre.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, OEGJK-ja ka thënë se është e shqetësuar që kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë dhe mund të ndërpresin aktivitetet ekzistuese për arsye të paëndërueshmërisë politike.

Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes.” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme