Ambasadori britanik: Roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat - NACIONALE

Ambasadori britanik: Roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt, paraqet rreziqe edhe për vendin.

Kështu ka deklaruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

“Roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Mbretëri të Bashkuar dhe në mbarë Evropën.

Ne e diskutuam këtë gjatë lançimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëz të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova po punojnë ngushtë së bashku për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar në fushën e emigracionit” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme