Ambasadori britanik në Kosovë: Ka vetëm një fjalë për t’i përshkruar dy vrasjet, femicid - NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë: Ka vetëm një fjalë për t’i përshkruar dy vrasjet, femicid

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas vrasjes së dy grave brenda pak ditëve në vendin tonë.

Ai ka thënë se ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: “femicid”.

“Jam shokuar dhe mërzitur nga vrasjet brutale të dy grave brenda tri ditëve. Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid. Duke folur me shokë dhe kolegë këtu, ka qenë prekëse për të parë sa shumë dhimbje dhe nervozë ka mes shoqërisë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Në fund, ambasadori ka thënë:

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe në punën tonë të përditshme për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë.”

Lajme të ngjashme