Ambasadori amerikan thotë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët që po iu djegen veturat - NACIONALE

Ambasadori amerikan thotë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi t’i mbrojë qytetarët që po iu djegen veturat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas djegies së veturave të konvertuar me targat RKS në veri të vendit.

Hovenier ka thënë se ShBA ka dënuar në vazhdimësi djegien e veturave, por sipas tij, Kosova ka përgjegjësi për t’i mbrojtur qytetarët e saj.

SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale.” – ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për djegien e veturave.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar me shok bombe nga persona të panjohur në veri të vendit. Ky sulm rrugën “Ivo Llola Ribar” vjen pas një varg ngjarjesh tjera që rrezikojnë të rrisin edhe më shumë tensionet.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate njoftoi se në drejtim të zyrtarëve policorë isthe hedhur “një mjet i dyshuar shpërthyes”.

Policia nuk ka treguar nëse ka persona të lënduar nga ky veprim kriminal.

Kujtojmë se në ditët e fundit të marsit, fillimisht u njoftua djegia e dy veturave në Zubin Potok. Të dyja këto vetura mbanin targa RKS, dhe kjo besohet të ketë qenë arsyeja. Por, menjëherë më pas u dogjën edhe tri vetura tjera në Leposaviq.

Lajme të ngjashme