Ambasada e Turqisë falënderon Kosovën: Jemi mirënjohës të ndihmës për viktimat e tërmetit - NACIONALE

Ambasada e Turqisë falënderon Kosovën: Jemi mirënjohës të ndihmës për viktimat e tërmetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Turqia u pritën sontë ne aeroporti e Prishtinës nga

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka thënë se i është mirënjohës Kosovës për këtë ndihmë.

“Ambasadori Tunç Angılı së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjës Armend Mehaj mirëpriti ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Türkiye. I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës për viktimat e tërmetit”, thuhet në njoftim e ambasadës turke në Kosovë.

Kurti dhe Mehaj, kanë ndarë medalje për të gjithë pjesëtarët e FSK-së që ishin në Turqi.

Lajme të ngjashme