Baton Haxhiu: Më 27 shkurt Kurti dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen, mund të ketë edhe ceremoni - NACIONALE

Baton Haxhiu: Më 27 shkurt Kurti dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen, mund të ketë edhe ceremoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në opinionin e gazetarit Baton Haxhiu, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është pranë nënshkrimit.

Ai tha në T7 se më 27 shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe të Serbisë e cila do i jap fund të gjitha armiqësive në Ballkan.

Haxhiu deklaroi se kjo është paralajmëruar nga presidenti amerikan Joe Biden që prej datës 18 shtator dhe se askush nuk mund ta ndalë këtë marrëveshje.

Prandaj data 27. Dy njerëz që kanë qenë në armiqësi publike, formale. Vucic dhe Kurti, e nënshkruajnë marrëveshjen. Dhe kjo marrëveshje e nënshkruar e cila pastaj mund ta ketë edhe një ceremoni të rastit”, - tha ai.

Haxhiu argumenton mbi bazën se lufta në Ukrainë do të jetë fundi i tensioneve në Ballkan dhe Evropë.

“Data 27, ditë e hënë, do na thërrasësh në emision përsëri. Po të jemi të kujdesshëm. E kemi përmendur këtu në studio, se data 24 si data e fillimit të luftës në Ukrainë do të jetë fundi i gjithckafit që është konfliktuale brenda Ballkanit dhe Europës. Biden e përdori fjalën koalicion i madh. Me datën 18 shtator është përmendur koalicioni i madh që nuk lejon fitoren e Rusisë. Nuk ka bir nënë që i del përpara kësaj marrëveshje. Përfshirë edhe heroin e amdh të këtij vendi. Skenderbeun e madh të këtij shekulli Albin Kurtin”, - shtoi Haxhiu.

Pa dhënë më shumë informcione se çka do të prodhoj marrëveshe, Haxhiu tha se do të flet pas datës 27.

“Cka mendoj unë flas pas datës 27. Çfarëdo ideje, qoftë korrigjimi apo tjetër, nuk ka kohë më. Është herezi. Nuk bëhet më. Nëse Rusia e ka përdorur një precedent si Kosovën për luftën e saj. Nuk mund ta përdorësh një ide të tillë si përgjigje ndaj shkëmbimit. Nënshkrimet nuk do i shohim. Vetëm deklaratë. Nëse do të ketë nënshkrime, atëherë do të ketë edhe ceremoni. Borrell do të dalë si fitimtar, ndërsa edhe SHBA do të shënojë fitore”, - përfundoi Haxhiu.

Më 27 shkurt do të zhvillohet takimi në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajme të ngjashme