Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave ende nuk ka hyrë në fuqi - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave ende nuk ka hyrë në fuqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha lajmin se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, Ambasada e Kosovës ka njoftuar se vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi. Deri sa të ndodh një gjë e tillë, qytetarët duhet të vazhdojnë të pajisen me viza.

Njoftimi:

NJOFTIM !

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ka kënaqësinë që të i njoftojë qytetarët e Republikës tonë se, pas vendimit për heqjen vizave, i dalë nga takimi i zhvilluar mes Presidentes së Republikës së Kosovës SHS. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe HH. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës.

Për datën e hyrjes në fuqi të plotë të zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë.

Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse.

Lajme të ngjashme