Ambasada Britanike pasi u shty sërish seanca: Shumë ditë pa Kuvend funksional, përgjegjësi e politikanëve - NACIONALE

Ambasada Britanike pasi u shty sërish seanca: Shumë ditë pa Kuvend funksional, përgjegjësi e politikanëve

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emrin e kandidat për kryetar të Kuvendit.

Pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe sot, Ambasada Britanike ka theksuar se Kosova për dy vite ka pasur shumë ditë pa parlament funksional.

Kjo, theksohet qartë se është përgjegjësi e politikanëve.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme