Ali Ahmeti: Nuk jam në Ohër si këshilldhënës, i kam shprehur përkrahje Kurtit me fjalor vëllazëror - NACIONALE

Ali Ahmeti: Nuk jam në Ohër si këshilldhënës, i kam shprehur përkrahje Kurtit me fjalor vëllazëror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas takimit që zhvilloi mëngjesin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar takimin që po mbahet aktualisht në Ohër, mes Kurtit e Vuçiq.

Duke folur për Debat Plus, Ahmeti ka treguar për takimin me Kurtin, duke thënë se i ka ofruar përkrahje për vendimin që ai do ta marrë.

“Nuk kam ardhë me fuqinë e këshilldhënësit, jam një aktivist i lëvizjes shqiptare. Kam punuar më shumë për Kosovën, nuk jam kursyer për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe i kam shprehur përkrahje Kurtit për vendimin që ai do të marrë me një fjalor vëllazëror,”- ka thënë Ahmeti.

Ndër të tjera, Ahmeti ka shtuar se zgjidhja e problemit me Serbinë, do të ishte e dobishme edhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme