Ahmeti: Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit - NACIONALE

Ahmeti: Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i BDI-së, dhe politikani shqiptar më i përkrahur në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike.

Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit, njofton Klankosova.tv.

Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”.

Sipas Ahmetit, këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit.

“Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme