“Albulena Haxhiu nuk e dinte me kë ishte në dhomë Astrit Dehari” – Inçizimi që deputetja Geci lëshoi në Kuvend - NACIONALE

“Albulena Haxhiu nuk e dinte me kë ishte në dhomë Astrit Dehari” – Inçizimi që deputetja Geci lëshoi në Kuvend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, duke folur për rastin e Astrit Deharit, ka treguar se në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku ajo është anëtare, kishte shkuar një ankesë për shpifje ndaj minsitres Albulena Haxhiu, nga një ish-i burgosur.

“Rasti i Astrit Deharit mbetet ende i pazbardhur, ndërsa ministrja e përfshirë me akuza për shpifje ndaj një ish të burgosuri dhe familjes së tij, lidhur me këtë, do të ndalem te një ankesë që ka ardhë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

Unë jam anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Më datën 27 nëntor 2023, Komisioni pranoi një ankesë me numër protokolli 67323 kundër ministers Albulena Haxhiu, duke e akuzuar ministren Haxhiu për shpifje dhe gënjeshtra, për një të burgosur që ministrja ia ka përmendur emrin e tij në një konferencë për media dhe lidhet me rastin e Astrit Deharit.

Ankesa është e nënshkruar nga djali i ish të burgosurit Luz Allakajt dhe akuzon ministren për shpifje dhe gënjeshtra dhe se ajo nuk e ka idenë as me kë ka qenë në dhomë Astrit Dehari e lëre më ta zbulojë si ndodhi rasti i tij”, thotë Marigona Geci dhe më pas lëshon deklaratën e siç thotë, Mikel Allakajt lidhur me këtë rast.

Si familje jemi shumë të shqetëusmë se baba jem nuk u kanë kurrë në dhomë me Astrit Deharin. Ministrja Albulena Haxhiu është tuj rrejtë, ajo ministre e drejtësisë është qysh nuk e di me kë ka qëndru në dhomë Astrit Dehari. Na do t’i padisim për shpifje ministren Albulena Haxhiu dhe avokatin Tomë Gashi”, dëgjohet duke thënë Allakaj.

Sipas deputetes Geci, ankuesi një vit më vonë e kishte tërhequr deklaratën e tij.

Me datën 27 shkurt 2024 morëm një email tjetër nga ankuesi për tërheqje nga ankesa”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme