“Albulena Haxhiu, matrapaze, e rrezikshme”: Mehmetaj reagon pasi ‘Slobodna Bosna’ fshiu lajmin e rremë ndaj Nacionales
“Slobodna Bosna” fshiu lajmin e rremë ku akuzonte pa asnjë fakt e të dhënë se gjoja Nacionale dhe Periskopi financoheshin nga Serbia, ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte nisur me atë tekst për ta dorëzuar në Prokurorinë Speciale.
Pas demantimit të vetes nga vetë kjo media, gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar duke e quajtur “matrapaze” Haxhiun, dhe madje “edhe më e paskrupullta dhe e rrezikshmja”.
Postimi i Mehmetajt:
Gazeta "serioze", sipas matrapazes Albulena Haxhiu, Solobodna Bosna, e paska fshi pjesen ku flet per mediat e Kosoves ne momentin qe eshte kontaktu nga nje perfaqeauese ligjore.
E tash, cka me bo me ty oj ministre???
Nga te gjithe ushtaret e bindur te Albin Kurtit, Haxhiu eshte me e paskrupullta, me e rrezikshmja.
E njejta e instrumentalizon ne menyren me barbare vetevrasjen e Astrit Deharit.
Kjo shkon deri ne fund.