“Albin luani”, “Memli gjinekolog”, “Vjosa kryeministre”: Çka kërkojnë qytetarët në Facebook për politikanët kosovarë? - NACIONALE

“Albin luani”, “Memli gjinekolog”, “Vjosa kryeministre”: Çka kërkojnë qytetarët në Facebook për politikanët kosovarë?

3 vjet më parë

nga Mirlind Behluli

Rrjetet sociale, posaçërisht Facebook-u, janë platforma të cilat shfrytëzohen edhe për marketing politik. Aty, politikanët tregojnë bindjet e qëndrimet e tyre për tema të ndryshme, duke tentuar të shpërndajnë narrativën e tyre për të joshur zemrat e mendjet e votuesve. Por çka kërkojnë më së shumti në Facebook qytetarët?

Natyrisht, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është njëri nga politikanët më të popullarizuar në Kosovë. Shefi i ezkekutivit është i njohur për fjalime të zjarrta që shpesh janë cilësuar si populiste, nga të cilat ka fituar edhe cilësime të ndryshme. Nëse e shkrua në pjesën “search” emrin e Kurtit, aty sheh disa sugjerime si p.sh. “Albin Kurti kryeministër”,Albin Kurti Lumir Abdixhiku” dhe një hashtag (thurrje) në emrin e kryeministrit.

Për janë edhe dy sugjerime interesante nga ana e Facebook-ut. Njëra nga to është një cilësim për Kurtin. “Albin Kurti luan” – sugjeron Facebook-u. Ndërsa një tjetër sugjerim është “Albin Kurti injoron Halil Kastratin”.

Në emrin e Vjosa Osmanit janë po ashtu disa sugjerime nga ana e Facebook-ut. Në fakt, aty sugjerohen dy profilet e Osmanit, njëra që është personale, ndërsa tjetra faqe zyrtare e saj. Përveç funksionit të presidentes, në emër të Osmanit Facebook-u e sugjeron edhe funksionin kryeministër, për të cilën kishte kandiduar Osmani në vitin 2019.

Ndoshta sugjerimi më interesant në emrin e liderëve, krahas luanit të Kurtit, është edhe ai për Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së. “Memli Krasniqi gjinekolog” – është sugjerimi më i çuditshëm në emrin e liderëve. Nuk dihet nëse ka ndonjë gjinekolog që mban emrin e kryetarit të PDK-së ose arsyeja pse qytetarët kërkojnë gjinekolog në emrin e Krasniqit. Duket se shumë qytetarë kanë qenë të interesuar për vizitën e Kurtit në ShBA, pasi një nga sugjerimet është “Memli Krasniqit në ShBA”.

Ndërsa sugjerimet e Facebook-ut për Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, janë të ndryshme, përfshirë një sugjerim për Gjykatën Speciale, një tjetër për analistin Fatmir Shehollin, për të cilin ishte ankuar se pse ftohet në debate, dhe një tjetër për Dardan Gashin, po ashtu analist kosovar. Në fakt, sugjerimi për Dardan Gashin lidhet me një fjalim komik të Konjufcës në Kuvend disa vitë më herët, ku kryekuvendari fliste për gjuajtjen me armë të Gashit, duke ironizuar me shkathtësinë e tij.

“Unë besoj që Ramushi din me gjujt shumë mirë për shkak të përvojës, për shkak të karrierës, ama Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, po me bo Dardan Gashi me ja marrë najkujt alltinë shpejt prej brezi e me dal në dritare me gjujt dikah kshtu, pa ja centirat a beson që duhet me evaku krejt popullatën prej një kilometër katrorë aty pari.” - tha Konjufca.

Sugjerimet më normale janë ato për Lumir Abdixhikun, të cilit dy nga sugjerimet i lidhen me funksionin e tij si kryetar i LDK-së. Ndërsa Ramush Haradinajt sugjerimet nga Facebook-u më së shumti i lidhen me Albin Kurtin, pasi duket se qytetarëve u ka fituar vëmendjen me fjalimet për Kurtin. Një tjetër sugjerim, Haradinajt i lidhet me gruan e tij, Anita Haradinajt, e cila së fundmi është angazhuar si analiste në Big Brother VIP Kosova, një format goxha i shikuar i “reality show”-ut.

Ndonëse aktualisht është vetëm deputet, Behgjet Pacolli ka disa sugjerime, njëra nga të cilat lidhet me fondacionin e tij. Sigurisht, si njëriu me shumë gjasë më i pasur kosovar, shumë qytetarë kanë kërkuar mbi pasurinë totale të z. Pacollit, pasi dy nga sugjerimet të Facebook-ut janë për pasurinë e tij (net ëorth). Ndërsa thënia e tij mbi mashtrimet dhe budallin, është ndoshta më epikja nga sugjerimet që i bën Facebook. Kujtojmë që z. Pacolli ishte bërë viral me thënien e tij mbi budallain, duke e ngatërruar atë gjatë fjalimit në një fushatë zgjedhore vite më parë.

“Nëse unë ty të besoj një herë dhe m’ke tradhtu, budalla jam unë se të kam besu. Budalla je ti, në të vërtetë se unë ty t’kam besu. Por nëse herën e dytë unë ty të besoj, atëherë budalla jam unë.”thoshte z. Pacolli.

Lajme të ngjashme